Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump në një konferencë për mediat ka thnë që ka shpëtuar NATO-n.
“Po të mos isha unë NATO nuk do të ekzistonte tani. Kam mbledhur nga vendet që nuk po paguanin faturat e tyre mbi 680 miliardë dollarë. Unë e shpëtova NATO-n, por NATO po përfiton prej nesh”, tha Trump.
Më pas ai nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake për të marrë kontrollin e Kanalit të Panamasë dhe të Groenlandës. Trump deklaroi se kontrolli i SHBA-së mbi të dyja ishte jetik për sigurinë kombëtare amerikane.
“Ne kemi nevojë për Groenlandën për qëllime të sigurisë kombëtare, këtë më kanë thënë për një kohë të gjatë,” thotë ai. Njerëzit “nuk e dinë vërtet nëse Danimarka ka të drejtë ligjore” për Grenlandën, shton ai, por “nëse e dinë, ata duhet të heqin dorë nga ajo për botën e lirë”.