-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Në dosjen ‘5D’ nuk është vetëm Veliaj, por edhe dy ministra

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur që në dosjen e 5D, përveç Erion Veliaj përfshihen edhe ministrat Mazniku dhe Gonxhja. Berisha ka thënë se Erion Veliaj është kufomë e pakallur politike, e fusin apo jo në burg.

“Nisur nga rasti konkret, në këtë janë dy ministra dhe vetë Erion Veliaj. Janë ministrat Mazniku i përfshirë direkt, dhe është Gonxhja. Hoteli 20-katësh i Tivarit, i cili shkon në vlerën e 70 milionë eurove, ku thuhet se është edhe i Olsi Ramës. Së fundmi, thuhet se është i çunave të Dubait, por nuk kam informacion konkret për këtë. Përveç kësaj ata kanë kryer krime monstruoze, duke shembur pallatet 5 katëshe për të ndërtuar pallate 10-15 katëshe.

Altin Dumani përveç shndërrimit të një prokurori politik, ka futur modelin më të keq, atë të sekserit.

Këta nuk ndalen para asgjëje. Dumani ka gjetur një mekanizëm kriminal, duke i copëtuar dosjet për t;i shpëtuar krimit të organizuar dhe çfarëdo që i shkon Edi Ramës e kap dhe e mbyll çështjen. Aty janë cështjet, është dhe harami-Bajrami, Presidenti, sepse është dhe ai i përfshirë pasi ka firmosur në kundërshtim flagrant me ligjin e ushtrisë për pronat e ushtrisë.

Erion Veliaj është kufomë e pakallur politike, e fusin apo jo në burg, për qytetarët e Tiranës ai është turpi më i madh në historinë e asaj bashkie. Bashkitë quheshin komitete ekzekutive, dhe kryetarët e asaj kohe qenë me më moral, se sa ky që është sot.

Sepse ky mendon nga fillimi gjer në fund vetëm për të vjedhur. Megjithëse beteja midis tij dhe Ramës ka filluar. Velica (Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt) ka deklaruar që do ta marrë me vete. Se ia dinë ata vetes shumë gjëra, edhe ku i kanë paratë, pasi së bashku kanë shuma kolosale”, ka shprehur Berisha në Ora News.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit