Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shprehur që edhe një votëe diasporës bërn diferencën në zgjedhjet e 11 majit.
Celibashi ka theksuar se vota e diasporës mund ti japë pushtetin opozitës ose mund të konfirmojë qeverinë.
“Synojmë të zgjedhim një nga operatorët e mirënjohur ndërkombëtar. Kemi bërë disa konsulta me të gjithë ata që kanë përfaqësi në Shqipëri. Synuam të kuptojmë si zhvillohet procesi për të parë kohën dhe detajet teknike të dërgimit të fletës, kthimit pas, kostot etj. Jemi ende herët për përzgjedhjen aktualisht sepse nuk e dimë ende se sa do të jetë numri i atyre që do të regjistrohen. Pritet që kjo të nisë nga data 4 mars”, tha ai në News 24.