Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump në një konferencë për shtyp ka shpjeguar qëndrimit e tij lidhur me çështjet kyçe të politikës së jashtme.
Trump bëri thirrje për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi dhe tha prerazi gjashtë herë se në të kundërt “tmerri do të pasojë”.
Sulmi brital terrorist i grupit palestinez ndaj popullsisë civile në Izrael shkaktoi një konflikt të ashpër që ka nxitur trazira në rajon dhe ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve.
“Nuk dua t’i dëmtoj negociatat tuaja”, i tha zoti Trump të dërguarit Steve Witkoff. “Por nëse ata nuk lirohen përpara se të marr detyrën, tmerri do ta përfshijë Lindjen e Mesme dhe nuk do të jetë një situatë e mirë për Hamasin, dhe sinqerisht për askënd”.