Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Richard R. Verma pas mbërritjes në Tiranë ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Me anë të një postimi në platformën X, Verma shprehet se së bashku me ramën kanë rënë dakord se integrimi në Be është kritik për të ardhmne ne Shqipërisë.
“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama në Tiranë ku e kam falënderuar për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne ramë dakord se integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Partneriteti ynë i fortë mbështet Shqipërinë drejt rrugës europiane”, shkruan ai.