Policia e Tiranës ka arrestuar Muhamet Nikën, 24 vjeç, pasi gjatë një kontrolli në rrugën “Xhenfize Keko” u gjet një pistoletë dhe municion luftarak në automjet.
Arrestimi u realizua pas një operacioni të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ku u verifikuan dhjetëra shtetas dhe automjete.
Nika u akuzua për armëmbajtje pa leje, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.