-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Adriatik Rroshi tregon për sulmin: Nuk i njoh autorët, ishin të maskuar

Kryesoret

Adriatik Rroshi, i cili u dhunua brutalisht më 5 janar në kryeqytet, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve të komisariatit nr. 3.

Ai ka theksuar se nuk ka mundur të identifikonte autorët, pasi ata ishin të maskuar gjatë sulmit, ku u godit me mjete të forta. Sipas tij, nuk ka pasur konflikte të mëparshme me ndonjë person, dhe kur është pyetur për ngjarjen e verës në Palasë, ai nuk ka qenë në gjendje të japë shpjegime.

Policia po vazhdon kërkimet për katër persona të dyshuar, mes të cilëve është dhe Tur Koçeku, i cili dyshohet të ketë porositur sulmin ndaj Rroshit. Autoritetet besojnë se Koçeku ndodhet në Dubai dhe kanë kontaktuar me autoritetet atje për të ndihmuar në kapjen e tij.

Ndërkohë, Rroshi vijon të jetë në spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje stabile, por mjekët shprehen të kujdesshëm për gjendjen e tij të rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit