Në qytetin e Lushnjës janë arrestuar tre persona dhe një 17-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë.
32-vjeçari Evis Lace banues në Kuçovë u arrestua pasi në makinë që drejtonte u gjetën një sasi kanabisi dhe kallëp lënde e dyshuar eksplozive artizanale.
21-vjeçari Ronaldo Kiptiu banues në Lushnjë u arrestua pasi iu gjetë doza kanabisi dhe përforcues grushti. Ndërsa 24-vjeçari Adi Mema banues në Lushnjë kishte në makinën e tij një sasi kokaine.
Gjithashtu po hetohet në gjendje të lirë 17-vjeçari, të cilit iu gjetën dhjetëra doza kanabisi ku sipas hetimimeve do ti shiste në afërsi të shkolave të qytetit të Lushnjës. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.