-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laporta shpërthen: Të poshtër, frikacakë dhe njerëz të frikësuar

Kryesoret

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta shpërtheu gjatë ndeshjes së Superkupës kundër Athletic. Sipas përfaqësuesve të skuadrës baske për “El Larguero”, ai ofendoi anëtarët e Bordit të Drejtorëve të RFEF për rastet e regjistrimit të Dani Olmo dhe Pau Victor, duke i quajtur “të poshtër”, “frikacakë” dhe “të frikësuar”.

Laporta gjithashtu i quajti të pranishmit në hapësirën e rezervuar për autoritetet “bij kurve”, siç u konfirmua në program nga dëshmitarët e pranishëm (edhe pse jo të gjithë gazetarët e El Larguero kanë qenë në gjendje t’i konfirmojnë këto ofendime). Për më tepër, njerëzit që ishin thanë se “kishte mungesë respekti” dhe, megjithëse “nuk kishte britma”, kishte “sjellje shumë të këqija”.

Gjithmonë sipas “El Larguero”, ka pasur edhe momente tensioni dhe armiqësie me kryetarët e divizioneve territoriale të RFEF. Përfaqësuesi kryesor i Barçës ishte mënjanë teksa i drejtonte me gisht dhe u tha “ishe ti” , duke i akuzuar për refuzimin e tyre për të regjistruar Olmon dhe Victor. Pas këtyre ngjarjeve, anëtarët e RFEF u larguan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit