Në një artikull të revistës kolumbiane “Semana”, Shqipëria është përmendur si një nga pesë destinacionet më të mira për të udhëtuar në vitin 2025, pa pasur nevojë për vizë.
Eksperti i njohur i udhëtimeve, Simón Villa, e renditi Shqipërinë si vendin që e ka befasuar më shumë, për shkak të peizazheve mahnitëse dhe akomodimeve me çmime të përballueshme.
Sipas tij, Shqipëria ka një pasuri natyrore dhe kulturore të jashtëzakonshme, me ndikime të theksuara nga Lindja dhe Perëndimi, duke ofruar një eksperiencë unike për turistët.