-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Energji 100% e prodhuar në Shqipëri? Legjendë mediatike!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot se Shqipëria nuk prodhon energjinë e nevojshme për 100% të kërkesave të brendshme, duke e quajtur këtë një “legjendë mediatike”. Në videon e tij të përjavshme nga selia e PS, ai theksoi se në vitet me hidricitet të mirë, Shqipëria arrin të prodhojë 75% të energjisë, ndërsa në vitet e thata rreth 65%.

Rama theksoi se qëllimi deri në vitin 2030 është të arrihet sovraniteti energjetik përmes investimeve në energjinë diellore, të erës dhe projekteve inovative të pompimit të ujit. Ai gjithashtu u shpreh i kënaqur për uljen historike të çmimit të energjisë me 10.5%, që është më e ulëta në histori.

“Mirëmëngjesi nga PS. Shqipëria prodhon 75 përiqnd të nevojave të veta në një vit që mirë hidrik dhe 65 përqind në një vit të thatë. Po ne o ta prodhojmë vetëm të gjithë energjinë brenda 2030 ku do të kemi fituar sovranitetin energjetik me realizimin e investimeve të programuar për energjinë nga dielli dhe era, dhe dy modelet inovative të pompimit të ujit në kaskadën e Drinit dhe Devollit ku po punojmë me partnerët tanë norvegjezë.
Ulja me 10.5 përqind e çmimit të energjisë është historike, sepse nëse para në 35 vite dhe e vetmja e bërë në këtë pjesë të botës pas krizës në luftës në Ukrainë.

Është fryt i një arritje historike të transformimit rrënjësor të sektorit në dekadën e fundit.
Është 10.5 përqind ulje dhe është çmimi më i ulët historik i energjisë, ndaj jam shumë krenar që e arritëm kur mendoj që u nisëm nga buza e humnerës.
Ne nuk e prodhojmë vetë për të gjitha nevojat tona energjinë, kjo është një legjendë mediatike.

Sot 10 përqind e prodhimit vjen nga dielli, ishte 0 deri para pak vitesh. Deri në 2030 do të arrijmë në 30 përqidn.
Sot jemi të parët në rajon për vetëprodhim të energjisë nga dielli nga familjarët dhe bizneset”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit