Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:05 një sherr me sende të forta ka ndodhur në rrugën Ndre Mjeda në Tiranë.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta 69-vjeçari me inicaile B.D ka goditur me sende të forta 45-vjeçarin me iniciale B.M. Më pas 45-vjeçari reagon dhe e godit me thikë B.D.
Të dy janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë policia dhe grupi ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.