Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli me adtë 26 janar do të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm me emigrantët shqiptarë në zonën e Abruzzo-s në Itali.
Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 në restorantin “La Vigna,” Via Cerrano, Pratola Peligna. Në takim do të marrë pjesë edhe Shkëlqim Hoxha, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të lidhet përmes një video-konference në Skype.
Aktiviteti do të shoqërohet edhe nga pjesëmarrja e senatorëve dhe përfaqësuesve italianë, si dhe të zgjedhurve vendorë të zonës.