Mbrëmjen e sotme një plagosje me thikë ka ndodhur në berberhane në qytetin e Pogradecit. Sindi Syno është futur në berberhane dhe ka sulmuar me thikë Nikolla Agollin teksa ishte duke u qethur.
Më pas autori është larguar nga vendngjarja dhe policia është në kërkim të tij. Ndërsa Nikolla Agolli ka pësuar disa çarje në kokë dhe krahë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se Sindi Syzo është një person problematik që njihet edhe nga policia e Pogradecit, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e sulmit ndaj Agollit.