-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryepeshkopi Janullatos në gjendje kritike, Këshilli Ndërfetar lutet për shëndet e tij

Kryesoret

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë ka reaguar pas informacionit për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili aktualisht ndodhet në spital në Greqi dhe është në gjendje kritike për jetën.

Nëpërmjet një njoftimi, Këshilli Ndërfetar thekson se po ndjek me shqetësim ecurinë e shëndetit të Kryepeshkopit dhe shpreh lutjen që Zoti t’i dhurojë shëndet të plotë dhe forcë për të vazhduar misionin e tij të paqes, harmonisë dhe dialogut ndërfetar.

Reagimi:

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, po ndjek me vëmendje dhe shqetësim ecurinë shëndetësore të Kryepeshkopit Anastas, i cili prej disa ditësh po përballet me një gjendje të rënduar të shëndetit të tij.

Ne, anëtarët e Bordit të Presidencës, Kryetari i KNFSH-së Mons. Gjergj Meta, anëtarët e Bordit të Presidencës, H. Bujar Spahiu (Kryetar i KNFSH-së 2023), H. Dede Edmond Brahimaj (Kryetar i KNFSH-së 2021) dhe Pastor Ergest Biti, me nderim dhe lutje të thella, i drejtohemi Zotit për shërimin e shpejtë të Kryepiskopit Anastas, bashkëthemelues i KNFSH-së në vitin 2007, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në vitet 2018-2019 dhe 2024 dhe aktualisht anëtar i Bordit të Presidencës.

Ne lutemi me besim dhe përulësi, që Zoti t’i dhurojë atij shëndet të plotë dhe forcë për të vazhduar misionin e tij për paqen, harmoninë dhe dialogun ndërfetar. Kontributi dhe inspirimi i tij për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërfetar janë një mësim dhe udhërrëfyes për të gjithë ne.

O Zot, ne të lutemi që ta mbështesësh me çdo bekim dhe t’i dhurosh atij shumë vite të tjera shërbimi të bekuar, plot paqe dhe forcë shpirtërore, duke udhëhequr kështu një shembull të paqes dhe unitetit në shoqërinë tonë. Amin!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit