-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Munguan gjatë muajit dhjetor, Kuvendi u mban pagat 21 deputetëve, nuk shpëton as Berisha

Kryesoret

Në Kuvend gjatë muajit dhjetor në 84 ditë kanë munguar vetëm 21 deputetë.
Kështu Kuvendi këtyre deputëve u ka mbajtur lekët nga paga me shumën totale të 8 600 euro.

Në krye të listës me 12 ditë mungesë ëstë deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit Tatjana Piro. Në vend të dytë është Agron Çela, biznesmeni që u zgjodh deputet me LSI-në, dhe më pas u bashkua me Ramën. Atij i janë mbajtur 1100 euro nga paga e dhjetorit.

Në vend të tretë është Monika Kryemadhi, e cila ka munguar 11 ditë. Më pas vjen Agron Shehaj, opozitari që ka themeluar partinë e re, “Mundësia”, dhe ka munguar 10 ditë në Kuvend, duke sakrifikuar 1 mijë euro nga paga e tij. Më pas vjen Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule e Lulzim Basha.

Gjithashtu penalizimit nuk i ka shpëtuar as Sali Berisha, i cili edhe pse i sapokthyer nga arresti i shtëpisë, ka munguar në 3 aktivitete, dhe i janë hequr nga paga 300 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit