Policia e Shkodrës ka arrestuar Frederik Paplekajn, autorin e dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në derën e një marketi në fshatin Theth. Pas tre orësh, ai u identifikua dhe u arrestua, duke u kapur në kushte të vështira për shkak të reshjeve të dendura të borës.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur një sasi e vogël lëndë plasëse u hodh në derën e një marketi. Dëmet ishin materiale, dhe pas veprimeve të shpejta të Policisë, 39-vjeçari u arrestua në Qafë Thore dhe u shoqërua në Komisariat.
Ai akuzohet për shkatërrimin e pronës me eksploziv dhe prishjen e qetësisë publike.