Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të shtunën se negociatorët amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, nuk do të udhëtojnë më në Pakistan për bisedime me Iranin.
Gjatë një interviste për Fox News, Trump theksoi se nuk ishte i nevojshëm një fluturim i gjatë 18-orësh, pasi Shtetet e Bashkuara kanë të gjitha mundësitë për të menaxhuar situatën me Iranin pa pasur nevojë për diskutime të tilla fizike.
“U kam thënë njerëzve të mi pak kohë më parë se po bëheshin gati të niseshin dhe u thashë: ‘Jo, nuk do të bëni një fluturim 18-orësh për të shkuar atje. Ne i kemi të gjitha kartat. Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por ju nuk do të bëni më fluturime 18-orëshe për të ndenjur ulur e për të folur për asgjë’,” tha Trump.









