Zjarret masive në Los Angeles kanë shkaktuar 16 viktima, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e mbi 153 mijë personave.
Tymi dhe hiri kanë ndotur ajrin, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Ndërkohë, 13 persona raportohen të zhdukur, dhe shumë vila luksoze, përfshirë të yjeve të Hollivudit, janë shkrumbuar.
Paris Hilton ka nisur një fond emergjence për të ndihmuar familjet e zhvendosura.