Mbrëmjen e djeshme dy persona janë dhunuar me sende të forta në zonën e Monastrirakit në Athinë. Ata janë parë të plagosur nga disa kalimatrë të asaj zone.
Sipas burimeve nga policia greke, ata janë shqiptarë dhe dyshohet se përplasja ka ardhur për shkak të konfliktit për infulencën në zonat e gjobvënies ndaj bizneseve.
Dy të plagosurit ndodhen në spital dhe policia po vijon punën për zbardhjen e autorëve.