Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për dërgimin në gjyq të çështjes penale ndaj avokatit Petraq Semani, i akuzuar se ka marrë 25 mijë euro për të ndikuar te gjyqtarët dhe ulur dënimin e një personi të dënuar për vrasje.
Hetimet e SPAK kanë provuar se Semani, si mbrojtës i Llazar Dines, ka kërkuar shumën e parave nga familjarët e tij, Sidorela dhe Llazar Dine, për të ushtruar ndikim në gjyqtarët që shqyrtonin çështjen.
Në seancën e datës 13 janar 2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur të dërgojë çështjen për gjykim, pas shqyrtimit të provave dhe aktet e hetimit të paraqitura.
Semani akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe dosja do të vazhdojë me gjykimin në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.