-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq, 30 shkolla në Juglindje pezullojnë mësimin

Kryesoret

Reshjet e dendura të dëborës dhe temperturat e ulëta kanë pezulluar mësimin në 30 shkolla të juglindje të vendit. Ditën e sotme rreth 1100 nxënës nuk do të zhvillojnë procesin mësimor. Në zonën e Mokrës dëbora ka aritur në 35-50 cm trashësi.

Shkollat e qendrave kryesore si Velçani (138 nxënës), Rodokali (145 nxënës), Proptishti (112 nxënës) dhe Trebinja (84 nxënës), si dhe shkolla të tjera vartëse në fshatra si Bishnica, Slabinje, Laktesh, Buzaishtë, Kriçkovë dhe Grunjas, janë mbyllur për shkak të dëborës së madhe që ka bllokuar rrugët dhe ka vështirësuar transportin e nxënësve.

Në Devoll dhe Korçë-Pustec, shkolla të tjera si ato në Vidëhovë, Arrzë, Vithkuq, Lubonjë dhe Panarit gjithashtu kanë ndërprerë procesin mësimor për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe mungesës së qasjes në infrastrukturë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit