Moti i keq përveç Shqipërisë ka përfshirë dhe Kosovën. Në Kosovë ka një rënie të ndjeshme të temperturave dhe si pasojë e reshjeve të dëborës, rrugët janë të bllokura.
Policia e Kosovës apelon që shoferët të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të makinave, si dhe të përshtasin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe të mbajnë distancën e sigurisë mes mjeteve. Gjithashtu shoferët të pajisen me goma dhe mjete dimërore, si dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.
Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka njoftuar se situata e tillë e motit pritet të vazhdojë gjatë tërë javë, ku temperaturat minimale do të sillen nga -8 deri në -3 gradë Celsius, kurse maksimalet do të arrijnë deri në 4 gradë Celsius.