Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka shprehur një qëndrim të kundërt me kreun e PD, Sali Berisha, në lidhje me SPAK. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Bardhi tha se nuk e cilëson SPAK një institucion kriminal dhe se nuk ka komplekse për ta thënë këtë publikisht, pavarësisht kostove që mund të ketë brenda partisë.
Ai theksoi se ka prokurorë me integritet në SPAK dhe se nuk mund të cilësohen si kriminelë, duke shtuar se disa individë në këtë institucion rrezikojnë jetën e tyre.
“E kam thënë në këtë studio që ka prokurorë, shumë pak, me integritet aty dhe nuk mund t’i baltos ata. Ka njerëz që u rrezikohet jeta dhe unë nuk u them dot kriminelë, ndërsa këtij zotërisë që e kam me letra i them kriminal sepse ka prishur prova dhe ka manipuluar dosje hetimore”, u shpreh Bardhi më tej.