Një 41-vjeçar turk u arrestua pasi me anë të mashtrimit ka kryer transaksione të kundërligjshme.
41-vjeçari Ferhat Karakus., së bashku me disa të tjerë ka përdorur postet e biznesit të tij dhe ka kryer transaksione me vlerë mbi 1 milionë euro me anë të një karte të një personi tjetër, i cili nuk nodhej në Shqipëri. Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”.
Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar.