Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili kishte përshtatur lokalin e tij për të luajtur lojën “Poker”. 31-vjeçari me iniciale J.S., kishte përshtatur lokalin e tij në rrugën “Besim Alla” dhe akuzohet për vepart penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Gjithashtu janë proceduar edhe 11 persona të tjerë të cilët u kapën duke luajtur Poker në lokal. Në cilësinë e peovës materiale u sekustruan një tavolinë ër lojën “Poker”, valixhe me çipsa, shuma parash dhe 1 celular. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.