Situata vazhdon të jetë problematike në qarkun e Pogradecit. Për shkak të motit të keq rreth 11 fshatra kanë mbetur të bllokua në bashkinë e Pogradecit ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 cm.
Ndërsa në 12 fshatra ka mungesë të energjisë elektrike për shkak të një defekti. Gjithashtu mësimi është pezulluar në 6 shkolla në Pogradec dhe Kolonjë, për shkak se rrugët janë të bllokuara.
Pa energji elektrike janë: Bashkia Maliq fshatrat Protopapë dhe Pulahë, 12 abonentë, në Bashkinë Kolonjë Njësia Administrative Leskovik, fshati Peshtan, Vrepckë, Lashovë, Gjirakar 10 abonentë, resorti “Peshku Sotire”, 3 abonentë.