-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullimi i çështjes “Xibraka”, Bardhi: Prokurori mbrojti kriminelët dhe u dha certifikatë “virgjërie”

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, komentoi pezullimin e çështjes “Xibraka” nga SPAK, duke akuzuar prokurorin e rastit për manipulim dhe mbrojtje të kriminelëve.

Bardhi theksoi se prokurori, pas ngjarjes në Elbasan, u rreshtua me propagandën e Partisë Socialiste dhe ndryshoi qëndrim, duke mohuar gjetjen e materialeve zgjedhore në automjetin e incidentit.

Ai akuzoi prokurorin për fshehjen e identitetit të disa personave të përfshirë dhe për dhënien e “certifikatës së virgjërisë” kriminelëve. Bardhi shtoi se kërkesa e tij për largimin e prokurorit në maj 2024 nuk u mor parasysh nga autoritetet.

“Hetimet mbi çështjen u kryen po nga ky prokuror, i cili, sipas Bardhit, kishte ngarkesë politike. Ai ka fshehur identitetin e katër personave të përfshirë në ngjarje, të cilët ishin të armatosur dhe qëlluan të parët,” tha Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit