Ukraina ka lansuar një sulm masiv kundër Rusisë, duke goditur disa objektiva të rëndësishëm brenda territorit rus, përfshirë depo municionesh dhe impiante kimike.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, disa nga këto sulme shtrihen deri në 1,100 km larg kufirit. Rusia ka njoftuar se ka rrëzuar raketat dhe do të përgjigjet, ndërkohë që sulmet kanë ndikuar në ndërprerjen e fluturimeve në disa aeroporte.
Kievi e ka cilësuar këtë sulm si një “goditje të dhimbshme” për Rusinë, duke theksuar se është një hap i rëndësishëm në luftën e vazhdueshme.