Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka përshëndetur marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt paqes afatgjatë në Gaza. Ai theksoi se marrëveshja parashikon tërheqjen e forcave izraelite dhe lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtur nga Hamasi, ndërsa Izraeli do të lirojë të burgosurit palestinezë në këmbim.
Biden e vlerësoi këtë marrëveshje si një mundësi për normalizimin e jetës në Gaza dhe kthimin e palestinezëve në shtëpitë e tyre. Ai tha se pas një faze të parë të armëpushimit, negociatat do të vazhdojnë për një fund të përhershëm të luftës, dhe një plan rindërtimi për Gaza do të nisë së shpejti.