-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eljona Shkreli emërohet kryetare e PD Shkodër

Kryesoret

Pas një procesi të shpejtë për zgjedhjen e kryetarit të PD Shkodër, Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të emërojë Eljona Shkrelin në këtë post.

Vendimi u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në një komunikatë për media pas mbledhjes së kryesisë së degës. Shkreli theksoi se fokusi i saj kryesor do të jetë largimi i Edi Ramës dhe Rilindjes në zgjedhjet e 11 majit.

“Janë ndezur motorët për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Unë dua të falenderoj shumë kryesinë e PD për komandimin tim në krye të PD Shkodër. Do të ishte padyshim secili prej antarëve të kryesisë, antarëve të PD ndaj ndihem e privulegjuar dhe shumë e vlerësuar dhe padiskutim dega e PD Shkodër nuk është kryetari por janë kryesia, grupseksionet, është çdo demokrat. Synimi kryesor që kemi është të bashkohemi të gjithë demokratët sepse ne kemi vetëm një qëllim largimin e qeverisë Rama dhe synimi kryesor për Shkodrën është largimi i Benet Becit dhe të gjithë njerëzve të tij të emëruar, i Rilindjes që ka pushtuar dhe përmes presioneve ka grabitur pushtetin në zgjedhjet e shkuara lokale kështu që kjo nuk do të ndodh më. Puna jonë do të jetë e përditshme, absolutisht shumë e përkushtuar dhe të gjithë bashkë do të jemi për të luftuar Rilindjen dhe jam e bindur se fitorja do të fillojë nga Shkodra dhe se fitorja do të jetë e thellë”, ka thënë Shkreli.

Ajo zëvendëson Gjenarin Kapçarin, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

“Kemi ngritur shtabe e PD Shkodër dhe kjo ishte një prej diskutimeve në mbledhjen e sotme. Nga sot deri më 11 maj PD të jetë me shkodranët për të ngjallur shpresën për Shkodrën dhe për një Shqipëri të lirë. Sot nga Shkodra janë ndezur motorët e një fushate elektorale de facto. Fokusi do jetë vota e diasporës. Të gjithë deputetët duhet të jenë në terren dhe në kontakte me diasporën. Shqiptarët që i përzuri Edi Rama kurrë nuk mund të votojnë bandat dhe rilindjen por do votojnë PD. Emigrantët të regjistrohen për të shpëtuar Shqipërinë. Po ashtu vendosëm të pezullojmë procesin e zgjedhjeve të PD të Shkodër dhe kemi vendosir të komandojmë në këtë post gazetaren Eljona Shkrelin. Është një zë i spikatur, intelektuale kurajoze dhe e guximshme që do ti japë një frymë tjetër PD. Administrata e shtetit po kthehen në patronazhistë dhe ndaj tyre po ushtrohet një presion i paparë dhe i bëj thirrje të distancohen nga ky akt kriminal i drejtorëve, deputetëve dhe ministrave të PS. Të mos përdoren mish për top nga bandat e pushtetit sepse nesër do jenë bashkëpunëtorët tanë. Kemi denoncuar keqpordorimin edhe të ambasadave. Ne shohim që Rilindja po braktiset në diasporë. Rama ishte në Athinë me gjithë administratën sepse emigrantët shqiptar në Athinë e braktisën. Në Neë York 350 kanë udhëtuar nga Shqipëria që kanë vizat amerikane për t’i mbushur sallën. Ky është turp. Mund ti mbrojë SKAP për momentin por një ditë do të ketë ligj dhe do ndëshkohen. Shqiptarët nuk e duan Ramën dhe nuk vuajnë nga sindroma e Stokholmin. Diaspora do t’ia kthejë me votë reston Edi Ramës”, ka thënë Noka

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit