Deputeti i Partisë Demokratike fatmir Mediu së bashku me Jorida Tabakun, Albana Vokshin dhe Oerd Bylykbashin ndodhen në takimin e dytë në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Mediu shprehet se gjatë takimit kanë falur për situatën në Shqipëri përballë deputetëve të grupit konservator të ECR.
“Vura në dukje problemet e mëdha që ka Shqipëria me shkatërrimin e sistemit kushtetues, krimit të organizuar dhe korrupsionit, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përdorimin e drejtësisë si një armë politike kundër opozitës.
Nevojën për një qeveri kujdestare për zgjedhjet për të ndaluar përdorimin e paligjshëm të pushtetit për manipulimin e zgjedhjeve.”, thotë Mediu.