-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama bën shaka me Melonin, mediat italiane: E vuri në siklet

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka arritur të tërheqë sërish vëmendjen e mediave italiane, por jo për marrëveshjen energjetike trepalëshe Shqipëri – Itali – Emirate që do të kalojë nëpër Adriatik. Skenat e tij gjatë takimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni kanë bërë jehonë. Një nga momentet më të komentuar ishte ai kur Rama u ul në gjunjë përpara Melonit.

Kryeministrja italiane vlerësoi këtë gjest, por i kërkoi Ramës me shaka që të mos e tepronte me entuziazmin e tij, duke i thënë: “Duhet ta ndalosh këtë histori”. Rama, me humor, iu përgjigj: “Madhëria e saj…”.

Në dorë, ai mbante një dhuratë për ditëlindjen e 48-të të Melonit, një shall të madh mëndafshi me dizajne që pasqyronin kulturën popullore shqiptare, i bërë nga një prodhues italian që jeton në Shqipëri. Pasi ia dhuroi, Rama e përdori shallin për të mbuluar flokët e saj, si një hixhab, duke shkaktuar të qeshura.

Meloni pranoi urimet me buzëqeshje, por menjëherë i kërkoi Ramës të mos e turpëronte, kur ai iu drejtua gazetarëve për t’i kënduar asaj një këngë ditëlindjeje.

Gjatë momentit, Rama bëri shaka gjithashtu për “intimitetin e tij në çift” me Melonin dhe për interesin e “rivalëve” të tij, si Elon Musk dhe Narendra Modi. Ai iu referua spekulimeve të shtypit italian dhe indian që lidhin këta persona me Melonin, duke thënë: “Rivalët e mi? Musk? Modi? Ata vijnë e ikin… Unë mbetem!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit