Kryeministri Edi Rama ndodhet në samitin global në Abu Dhabi. Rama në fjalën e tij u hspreh se ishte nder që ndodhej aty për të prezantuar atë që përfaqëson të ardhmen e Shqipërisë. Ai ka theksuar që shumë shpejt do të nënshkruajnë marrëveshjen statike me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore.
“Është nder i madh për mua që të marr fjalën për të prezantuar atë çfarë po formëson të ardhmen e Shqipërisë. Ne po diversifikojmë dhe transformojnë sektorin energjetik shqiptar,
Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është ndërkohë që flasim 100% nga burimet të ripërtëritshme.
Kjo e bën Shqipërinë pjesë e vendeve që janë krye të listës kur vjen fjala për % e energjisë së ripërtëritshme, për masën e kësaj energjisë në kërkesën fundore për energji.
Shumë shpejt do të nënshkruajmë një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore, që është përmendur si instrument i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë nga Shqipëria në Italia por për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon mbështetur në prodhimin e saj me 100% energji të rëndësishëm.
Ky hap i rëndësishëm për Evropën dhe Rajnonin nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunim domethënës me Emiratet e Bashkuara Arabe.”, tha Rama.