Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen, ku një 81-vjeçar u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Shëngjin i Vogël.
Sipas hetimeve dhe ekpertizës mjeko-ligjore, policia njofton se 81-vjeçarin Xhelal Meta e kanë goditur me sende të forta. Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe 20 persona të cilët po merren në pyetje për vrasjen e tij.
Ndërkohë autoritetet po hetojnë banorët e fshatit për ndonjë konflikt që mund të ketë pasur.
U gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë, policia: 81-vjeçari është vrarë