Duke marrë shkak nga qëndrimet dhe keqinformimet e sekretarit të përgjithshëm të Omonias dje në një media televizive shqiptare lidhur me ligjin e luftës me Greqinë, duke tjetërsuar të vërtetën dhe për gjoja mos ekzistencën e këtij ligji sa më poshtë po jap qëndrimet zyrtare të ministrisë së jashtme greke si edhe qëndrimet publike të 2 ministrave të jashtëm grek të viteve te fundit të cilët konfirmojnë të kundërtën e drejtuesve te Omonias:
– Më 28 gusht 1987
Qeveria greke e kryeninistrit Andreas Papandreu vendosi për heqjen e ligjit të luftës, mirëpo pa e botuar në gazetën zyrtare. Ky vendim shkaktoi stuhi reagimesh në Greqi. Kreu i atëhershëm i Demokracisë së Re dhe kreu i opozitës kryesore, Konstantinos Mitsotakis, e cilësoi heqjen e ligjit të luftës si një akt inferioriteti kombëtar.
– Athinë, 28 Qershor 1999
Republika e Greqisë, Ministria e Punëve të Jashtme, E3�DIDDY, F. 237/269�NOTË VERBALE
Dërguar Ambasadës së Republikës së Shqipërisë Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë i paraqet mirënjohje Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe duke ju referuar shënimit të Ambasadës Nr. Prot. 131, datë 18.6.1999 ka nderin të informojë Ambasadës e nderuar që Ligjet greke, Nr. 2636/1940 dhe 4506/1966 janë akoma në fuqi. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë përfiton nga rasti për t’i shprehur Ambasadës së Republikës së Shqipërisë konsideratat më të larta.
– Maj 2018
Ministri Kotzias: “do të kemi dhe një dekret presidencial për ligjin e luftës që është një skizofreni historike.”
– Maj 2022
Ministri Dendias:
“Do të Nisim procedurat për heqjen e ligjit të luftës…”
Mardhëniet e fqinjësisë së mirë ngrihen mbi të vërtetën dhe jo gënjeshtrën, me vullnetin për të respektuar njeri tjetrin, me vullnetin për të respektuar të drejtat dhe liritë mbi pronën, arsimin, gjuhën në mënyrë reciproke në të dy anët e kufirit. Ne shqiptarët e Çamërisë jemi më shumë të interesuar se kushdo për të patur fqinjësi të mirë me grekët, për të jetuar secili në shtëpinë e vet në paqe duke respektuar të çdo të drejtë të cituar më lartë.