Një shtetas turk është arrestuar në Tiranë pas një operacioni të koduar “Foreign Escort”. Ai dyshohet se rekrutonte vajza nga Kina dhe Kazakistani për t’i shfrytëzuar në prostitucion, duke i reklamuar online dhe duke iu siguruar klientë për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
37 vjeçari i identifikuar si I.Y., u arrestua pas hetimeve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, ndërsa 9 vajza u proceduan për ushtrim prostitucioni.
Gjatë operacionit, u sekuestruan një shumë parash, 3 telefona celularë dhe 9 karta krediti. Hetimet vijojnë për të identifikuar të tjera persona të përfshirë.