Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ku u diskutua progresi i Shqipërisë në fushat e mbrojtjes së të dhënave personale dhe transparencës.
Dervishi vlerësoi mbështetjen e BE-së, veçanërisht në harmonizimin e ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave me standardet evropiane, dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të këtij ligji si një hap të rëndësishëm për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.