Prefekti i Vlorës, Plator Nesturi, në një prononcim për media ka siguruar se situata është nën kontroll pas dëmtimit të murit të ujëmbledhësit të HEC-it Sasaj në Bunec.
Deri tani janë identifikuar 12 biznese të dëmtuara, por nuk ka rrezik për banorët. Rruga Bunec-Lukovë është e hapur dhe nuk ka më rrjedhje uji nga HEC.
Shtabi i emergjencave do të vazhdojë me evidentimin e dëmeve dhe riparimin e pasojave.