Kryeministri Edi Rama vazhdon replikat me komentuesit në rrjetet sociale për çështje të caktuara duke u ankuar për mediat.
“Kanaleve dhe portaleve nuk u interesojnë punët dhe debatet serioze. Bëjnë spektakël me rrëmujë, shpifje, sherre, shpesh si ata rrugaçët e lagjes, i keni parë si kacafyten” tha ai.
“Puna ime është të udhëheq natyrisht edhe për të informuar. Dritaret e reja që kam hapur janë për të debatuar dhe informuar siç bëra për marrëveshjen e nënshkruar dje në Abu Dhabi. Tani ti thua që një KM ka detyra të tjera, ndërsa për mua dita nis me ty.
Sepse sa hap sytë nis të mendoj ç’të bëj sot për mandatin që kam marrë nga njerëzit për vendin tënd dhe timin. Asnjë nga punët e mëdha ose të vogla nuk rri pa vëmendje dhe asnjërën nuk lë pa bërë. Këto videot janë një grusht minutash, ndërsa dita ime nis sa gdhihet dhe përfundon pas mesnate”, tha ai.