Ditën e sotme një 21-vjeçar u arrestua në Tiranë. 21-vjeçari Euserio Nikolli lëvizte me taksi në rrugën “Pavarësia” në Tiranë dhe shpërndante doza kanabis gati për shitje.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza narkotike kanabisi dhe një aparat celular. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprim të mëtejshme.