81-vjeçari Xhemal Meta u vra në oborr të banesë së tij në fshatin Shëngjin i Vogël. Autori i vrasjes së tij Isuf Hasa ka treguar motivet se përse e shkoi deri në krim.
Ai ka treguar se kishte shkuar te Xhemal Meta për të pirë kafe më pas kanë debatuar dhe në fund e ka vrarë dhe i ka marrë lekët.
“Në mëngjes shkova në shtëpinë e Xhemalit dhe pimë kafe. Pasi mbaruam aty vendosëm të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë ku ishte çekiçi. E mora dhe e qëllova nga mbrapa. Kishte shumë kohë që më bullizonte dhe më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja tre netë në shtëpi. Xhemali më merte në telefon dhe më thoshte: “Si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas”. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte sepse mi kishte treguar ai vetë. Më pas kam shkuar te stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë”., tha autori.