Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Meta ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, pra lirimin nga qelia pas arrestimit në 21 Tetor të vitit të kaluar.
Avokati tha se kjo gjykatë së cilës i është drejtuar nuk ka treguar integritet deri tani, por theksoi se procedurat do të ndiqen për të marrë më pas në konsideratë Strasburgun.
“Ligjërisht Ilir Meta nuk duhet të qëndrojë në burg. Nuk ka asnjë kusht që Ilir Meta të qëndrojë në burg.
Gjykata e Lartë duhet të tregojë integritet, gjë që nuk e ka bërë deri më sot. Ilir Meta do të japë shpjegime, ai nuk i është shmangur asnjëherë përballjes” tha avokati.