Drejtoria Vendore e Policise Korçë, RENEA, FNSH, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec.
Operacioni për drogë, armë e kapje të personave në kërkim. Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle.
Paraprakisht janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.
RENEA ka rrethuar edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi. Ai akuzohet për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku në një lokal në Elbasan në vitin 2021.