Gjykata e Lartë në SHBA ka miratuar një vendim që mund të çojë në ndalimin e aplikacionit TikTok në këtë vend nëse kompania kineze që e zotëron, nuk e shet atë deri të dielën.
Pas këtij vendimi, presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka reaguar duke thënë për CNN se aplikimi i ndalimit do të varet nga ai. “Në fund të fundit, varet nga unë, kështu që ju do të shihni se çfarë do të bëj”, ka deklaruar Trump.
Gjykata e Lartë ka mbështetur një ligj që mund të çojë në ndalimin e TikTok nëse kompania nuk arrin ta shesë aplikacionin deri në afatin e caktuar. Ndërkohë, presidenti në detyrë, Joe Biden, ka thënë se nuk do të zbatojë ndalimin gjatë ditëve të mbetura të mandatit të tij dhe ka lënë vendimin në duar të Donald Trump, i cili do të marrë vendimin për të zbatuar apo jo këtë ndalim kur të hyjë në detyrë të hënën.