-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehi thirrje Diasporës: Jo vetëm remitancat, kemi nevojë edhe për votën tuaj

Kryesoret

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar u ka bërë thirrje ditën e sotme shqiptarëve të Diasporës për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit. Dashamir Shehi dhe Ekrem Spahiu janë shprehur se vota e diasporës është e rëndësishme për të bërë ndryshimin në Shqipëri.

“Mërgata shqiptare i ka dalë zot Atdheut në të gjitha kohërat. Pjesëmarrja juaj me votë në këto zgjedhje do të jetë një dëshmi më shumë e këtij misioni. Në këto votime, evidentohet mundësia, domosdoshmëria dhe përgjegjësia për të zgjedhur kandidatët më të mirë. Por, që të ushtroni këto të drejta, duhet të regjistroheni. Pa këtë hap, vota juaj nuk mund të realizohet.

Gjithashtu, duhet të siguroni një dokument të vlefshëm të shtetit shqiptar (Letërnjoftim ID, ose pasaportë). Lëvizja për Zhvillim Kombëtar po kërkon zgjatjen e vlefshmërisë së dokumenteve të skaduara, por, për çdo rast, bëni të pamundurën për t’i rinovuar.

Familjet tuaja dhe Shqipëria kanë nevojë për ju, jo vetëm për remitancat si faktor ekonomik, por në radhë të parë për votën tuaj si faktor politik. Do të jetë dita dhe mundësia që të kontribuoni për një qeverisje të pakorruptuar, më të drejtë dhe më të ndershme. Filloni procesin e regjistrimit tani”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit