Dy muaj nga vrasja e Martinit Canit, sot u rikthye protesta te Ministria e Arsimit. Babai i fëmijës që u qëllua për vdekje pranë shkollës, Engjëll Cani tha se prokurorja i ka thënë se do të zbardhet gjithçka, por ai theksoi se heshtja e shtetit është vrastare.
“Besoj që heshtja vret më shumë se gjithçka. Kemi dy muaj dhe nuk kemi asnjë reagim nga shkolla, shëndetësia apo prokuroria. Martini bëri xhiron e madhe duke e dërguar tek Ushtaraku, kur spitali Ushtarak nuk kishte asnjë mjet për zemrën.
Sot ishte fëmija im, nesër mund të jetë i dikujt tjetër. Ka ardhur fundi. Më shumë se fëmija nuk ka, është mbi të gjitha. Po përjetoj një ngjarje shumë tragjike. Nuk flemë gjumë, kemi një traumë shumë të madhe.
Prokurorja më tha se do i shkojmë deri në fund, por heshtja vret, është shumë e madhe. Nuk ishte grup kriminal, kjo ngjarje mund të zbardhej për tre ditë” tha ai.