Egnatia triumfoi ndaj Tiranës, me rezultatin 4-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superligë.
Ukja zhbllokoi sfidën në minutën e 60-të dhe 4 minuta më vonë Lushkja realizoi të dytin.Ndërsa goli i tretë u shënua nga Bakayoko në minutën e 80-të, para se Ndreca të vuloste gjithçka në 4-0.
Kështu me këtë fitore Egnatia ndodhet në vendin e parë me 36 pikë dhe Tirana renditet e parafundit me 18 pikë.