Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këliçi ndodhet në takim me shqiptarët në New Jersey në Amerikë.
Këlliçi thotë që shqiptarët e Amerikës mezi po presin për të votuar në zgjedhjte e 11 majit për të sjellë ndryshimin në vendin e tyre të lindjes. Ai thekson se shqiptarët kanë një interes të jashtëzakonshëm për tu angazhuar në këto zgjedhje jetike.
“Takim i zjarrtë dhe frymëzues në New Jersey.
Padurimi i shqiptarëve të Amerikës, për të votuar në zgjedhjet e 11 majit dhe për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në vendin e tyre të lindjes, ndjehet në çdo bisedë e çdo shtrëngim dore.
Pafund mirënjohës për mikpritjen që më treguat dhe interesin e jashtëzakonshëm për tu angazhuar në këto zgjedhje jetike për vendin tonë.
Takimet në Kafe Kukësi dhe Ëhisky Bar, ishin vetëm hapja e siparit të takimeve me vëllezërit e motrat shqiptare në USA ????????????????????
Faleminderit nga zemra!”, shkruan Këlliçi në facebook.