Pas tensioneve në tubimin e 42-të ditën e premte, Policia në Tiranë ka proceduar në gjendje disa politikanë të opozitës për shkak të protestës përpara bashkisë.
Janë proceduar politikanët e opozitës Dorian Teliti, Adriana Kalaja, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi.
Sipas policisë, këta politikanë kanë zhvilluar protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.